102-vjetori i Ibrahim Kodrës, piktorit shqiptar të vlerësuar nga Picasso dhe artistët më të mëdhenj të kohës

22 Prill 2020 | 11:47

Ibrahim Kodra lindi në fshatin Likmetaj të Ishmit më 22 prill të vitit 1918 dhe u nda nga jeta më 7 shkurt të vitit 2006 në Milano, ku ndodhet edhe një shtëpi muze e piktorit më të madh shqiptar. 

Nëna e Kodrës ndërroi jetë kur ai ishte vetëm 3-vjeç. Babai i artistit, i quajtur Murat, ishte shpesh në udhëtim për shkak të profesionit të tij si kapiten i një anije tregtare. Kodra, i cili kishte një marrëdhënie konfliktuale me njerkën e tij, vendosi të lë shtëpinë në moshën 8-vjeçare duke shkuar në Mamurras, ku punonte si kamarier. Fati i buzëqesh Kodrës kur takohet me një tregtar durrsak, i cili kishte edhe ai një djalë të quajtur Ibrahim. Ai shkon së bashku me tregtarin në Durrës ku nis edhe studimet. Në atë kohë bie në sy edhe talenti i tij në pikturë.

Me anë të një burse të Mbretërisë së Shqipërisë asokohe, në moshën 20-vjeçare Kodra shkon në Milano për të vijuar studimet në një prej shkollave më të njohura të artit, në Akademinë e Arteve të Bukura të Breras. Përpos pikturës, pasione të tjera të tij ishin muzika dhe sportet.

Veprat e Kodrës respektoheshin prej artistëve më të mëdhenj të kohës së tij, si Picasso, Eluard, Heminguej, Montale, Moravia etj. 

Gjatë gjithë jetës së tij, artisti me ndikim në botën europiane të kulturës, realizoi 6000 piktura, ndërsa vetëm 2000 prej tyre janë regjistruar dhe dokumentuar. Picasso, mik i Kodrës, thoshte se dhe firma e tij është një vepër arti. Një prej pikturave më të njohura të tij është “Shqipëria Fantastike”, të cilën thuhet se piktori e ka realizuar pasi u mbyll në shtëpi për një muaj rresht. 

Kodra lëvroi gjatë gjithë jetës së tij rryma të ndryshme të pikturës, si: Abstraksionizmin, artin informal, surrealizmin, kubizmin, periudhën fondomarino.

Kur ende nuk njihej në Shqipërinë komuniste, Kodra realizoi një ekspozitë në Prishtinë në vitin 1968. 

Ymer Shkreli do të shkruante në gazetën “ Rilindja” të datës 8 gusht të vitit 1968: “Megjithëse ekspozita e Ibrahim Kodrës u çel gjatë sezonit të verës, mundi të tërhiqte një numër të madh admiruesish të arteve figurative të Kosovës. Ekspozitën e vizituan 13.000 vetë. Një numër kaq i madh shikuesish nuk është parë në asnjë shfaqje tjetër në Prishtinë”. 

Gjatë gjithë jetës ruajti me kujdes vizatimet e imazhit më të shtrenjtë për të, ato të nënës së tij, ndërsa flamurin shqiptar e mbajti me vete në spital deri në momentet e fundit të jetës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026