Nuk pranoi të aprovonte medikamentet, Trump shkarkon kreun e Agjencisë së Kërkimit Biomjekësor

23 Prill 2020 | 05:39

Presidenti Donald Trump largon nga detyra kreun e  agjencisë që është duke studiuar medikamentet për të luftuar pandeminë e coronavirus.

Është vetë kreu i kësaj agjencie të rëndësishme, doktori Rick Bright i cili është shprehur se është pushuar nga puna sepse bëri thirrje për verifikimin e kujdesshëm të një trajtimi të bërë publik dhe e përfolur shpesh nga Presidenti Donald Trump, një lloj ilaçi i njohur si klorokinë.

Në një deklaratë, doktor Rick Bright tha se ai u zëvendësua në detyrën si drejtor i Autoritetit të Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor dhe u riemërua në një funksion të ri, sepse ai rezistoi të pranonte hidroklorikinën dhe klorokuinën si kurat e përafërta për COVID-19.

Por në daljen e radhës për mediat, Presidenti Trump mohoi se Bright është larguar nga detyra.

Doktor Bright e bëri me dije deklaratën e tij përmes firmës juridike, Katz, Marshall & Banks.

Bright tha që qeveria u përpoq të aprovonte ilaçet pa “meritë” shkencore, duke shtuar se është i specializuar të shikojë të gjitha opsionet dhe të mendoj ‘jashtë kutisë’ për trajtime efektive.

“Unë me të drejtë  rezistova ndaj përpjekjeve për të siguruar një ilaç të paprovuar për publikun amerikan”, është shprehur eksperti.

Trump ka promovuar në mënyrë të përsëritur hidroklorikinën dhe klorokuinën si armët për të trajtuar COVID-19, edhe pse mjekët thanë se efektiviteti i ilaçeve ishte i paprovuar dhe kërkuan teste të mëtejshme.

Në fakt, sipas një analize që është paraqitur për rishikim ekspertësh, ilaçi nuk dha asnjë përfitim dhe paraqiste një rrezik potencialisht më të lartë të vdekjes për pacientët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026