Raporti i “Financial Times”: Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Britaninë e Madhe i ka kaluar 40 mijë

23 Prill 2020 | 06:04

E përditshmja ndërkombëtare “Financial Times” ka realizuar një studim të pavarur, bazuar te të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave në Mbretërinë e Bashkuar. Gazeta financiare pretendon se numri i viktimave nga COVID-19 mund të jetë më i madh se dyfishi i atij që raportohet nga qeveria.

Në bazë të një studimi të bërë nga “Financial Times” numri i të vdekurve nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 41 000 persona, ndryshe nga shifra zyrtare 18 100 viktima. Rezultatet e studimit bazohen në të dhënat e institutit kombëtar të statistikave duke përfshirë aty edhe numrin e të vdekurve jashtë spitaleve.

Sipas analizës, piku i vdekshmërisë ka qenë më 8 prill. Që atëherë ka pasur rënie të vazhdueshme edhe pse ajo javë ka shënuar shkallën më të lartë të vdekshmërisë në 20 vitet e fundit. Sipas Financial Times, të dhënat e Institutit të Statistikave janë në nivele të ulëta pasi ato bazohen në të dhënat e marra nga zyrat statistikore dhe të dhënat për vdekjet e personave i marrin 4 ditë pas vdekjes së personit.

Carl Henegan, një profesor i universitetit të Oxfordit u shpreh se të dhënat e marra së fundi tregojnë së MB nuk është përballur me një shkallë kaq të lartë vdekshmërie nga asnjë lloj virusi gripal. Një nga viruset që ka shkaktuar një shkallë vdekshmërie të lartë është ai i vitit 2017-2018 si pasojë e të cilët humbën jetën 50 000 persona, por ndryshimi është se numri i të vdekurve ishte në një periudhë më të gjatë kohore.

Të dhënat e ONS gjithashtu treguan se vdekjet në shtëpi dhe në azilet e pleqve janë rritur ndjeshëm gjatë pandemisë. Profesor Spiegelhalter tha se coronavirusi nuk është shënuar si shkak në shumë nga certifikatat e vdekjes, por ka të ngjarë të jetë një faktor i drejtpërdrejtë ose indirekt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026