Qytetarët evropianë rebelohen ndaj kufizimeve të reja anti-COVID

6 Dhjetor 2021 | 09:35

Vende të ndryshme vendosën këtë javë masa të reja anti-COVID, duke nisur nga bllokadat për të pavaksinuarit e deri tek kufizimet e udhëtimeve.

Të dielën në Dublin nisi të zbatohet kontrolli i pasagjerëve që mbërrijnë në Irlandë për testet negative të coronavirusit. Me të shkelur në vend, një tjetër test kërkohet.

Gjithçka është pjesë e një pakete masash të reja që përfshijnë mbylljen e klubeve të natës për shkak të emergjencës së variantit Omicron.

Ndërkohë, Zvicra ka bërë një kthesë për njerëzit që mbërrijnë, duke zëvendësuar karantinën me teste të tjera.

Gjithashtu, certifikatat për COVID do të kërkohen dhe maskat do të duhet të mbahen në një seri rrethanash.

Ndërkohë nga e marta, kushdo që synon të mbërrijë në Britani duhet të ketë me vete një test negativ të kryer para nisjes, në mënyrë që të hyjë në vend. Gjithashtu, njerëzve do t’u duhet të bëjnë një test PCR para fundit të ditës së dytë të qëndrimit dhe duhet të vetizolohen derisa të vijë rezultati.

Ndërsa në Francë, qeveria pritet të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për të vendosur marrjen e masave shtesë.

Por jo të gjithë janë dakord me kufizimet. Të dielën Danimarka u bë vendi i fundit që u përfshi nga protestat. Disa qindra persona marshuan në rrugët e Kopenhagës për të shfaqur zemërimin ndaj kufizimeve.

Qeveria ka bërë sërish të detyrueshme mbajtjen e maskës në disa vende, përfshirë këtu transportin publik, si dhe po u administron vaksina fëmijëve nga 5 deri në 11 vjeç.

Ndërsa në Bruksel, policia belge përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër disa mijëra protestuesve, të cilët po zhvillonin një marshim drejt selisë së Bashkimit Evropian. Një kordon policie nuk i lejoi ata t’ia arrinin qëllimit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026