Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrias: Rënia e çmimit të naftës ka goditur eksportet tona

23 Prill 2020 | 08:41

COVID-19 po shkakton probleme të shumta ekonomike teksa çmimi i naftës amerikane ra për herë të parë në minimumin historik. Të gjendur përballë një situate të paprecedentë, prodhuesit e naftës u përpoqën t’i jepnin falas porositë e tyre të muajit maj, madje bashkë me naftën, t’i jepnin blerësit edhe nga 38 dollarë për fuçi. Prodhuesit po detyrohen te shesin masivisht tepricat qe nuk kishin se ku t’i magazinonin. Për të folur për ndikimin që do të ketë ulja e çmimit të naftës ne ekonomi, nënjë lidhje të drejtpërdrejte për Euronews Albania ishte Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm i Konfindustrias.

“Situata që po kalojmë është e jashtëzakonshme jo vetëm për ne, por për të gjithë botën. Goditja e coronavirusit turbulloi njëherë e mirë edhe ekonominë globale. Rënia e çmimit të naftës nuk është pozitive dhe kur vjen fjala për ekonominë shqiptare është dy herë më keq. Rënia e çmimit të naftës ka goditur edhe eksportet tona. Dihet që Shqipëria është eksportuese e naftës, domethënë ne jemi importues neto, por edhe eksportojmë shumë. Kjo ka goditur fillimisht eksportet tona. Fakti që çmimi i naftës ka rënë kudo në botë, kjo tregon që ekonomia globale nuk po punon. Nga ana tjetër kjo tregon që përsëri goditen eskportet tona të çfarëdolloj tipi dhe shërbimi. Megjithatë në Shqipëri rënia e çmimit të naftës është më e lehtë krahasuar me vende të tjera”, tha Buxhuku. 

Ai shtoi se prej politikës fiskale që ndiqet në vendin tonë, nafta është produkti më i taksuar.

“Niveli i taksave te karburantet është shumë i lartë, kjo e bën edhe çmimin e naftës të palëvizshëm”, tha Buxhuku. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026