100 milionë fëmijë u prekën nga varfëria gjatë pandemisë, thotë UNICEF

10 Dhjetor 2021 | 10:26

COVID-19 është kriza më e keqe për fëmijët në historinë 75-vjeçare të UNICEF.

Kështu njofton organizata botërorë për fëmijët, ku nënvizohet se 100 milionë fëmijë janë përfshirë nga varfëria në periudhën e pandemisë, një rritje me 10 për qind që nga 2019.

UNICEF thekson se do të duhen deri në tetë vite për t’u rikuperuar një situatë e tillë.

Të dhënat e publikuara nga UNICEF:

  • 100 milionë fëmijë janë përfshirë nga varfëria në periudhën e pandemisë.
  • 50 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja dhe kjo shifër mund të rritet me 9 milionë deri në vitin 2022 për shkak të pandemisë.
  • Gjatë vitit 2020 mbi 23 milionë fëmijë nuk patën mundësi të vaksinoheshin, një rritje prej afro 4 milionë nga 2019, dhe numri më i lartë që nga viti 2009.
  • Më shumë se 13 për qind e adoleshentëve të moshës 10 deri në 19 vjeç janë të prekur nga përkeqësimi i shëndetit mendor.
  • Deri në tetor 2020, shërbimet e shëndetit mendor në 93 për qind të vendeve u ndërprenë ose u ndaluan për shkak të përhapjes së koronavirusit.
  • 426 milionë fëmijë jetojnë në zonat e konfliktit.
  • Përafërsisht 1 miliard fëmijë jetojnë në vende që janë në rrezik nga ndryshimet klimatike.
  • Numri i fëmijëve që punojnë është rritur në 160 milionë, një rritje prej afro 8.5 milionë në katër vitet e fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026