Tensionet Ukrainë-Rusi, presidenti Biden i shpreh mbështetjen homologut ukrainas

10 Dhjetor 2021 | 11:59

Ditën e enjte, presidenti amerikan bisedoi për me tepër se një orë në telefon me presidentin ukrainas Volodimir Zelensky.

Biden i siguroi Zelenskyt mbështetjen e plotë të SHBA-ve për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Ai gjithashtu ripërsëriti se SHBA dhe aleatët e saj do të vendosnin sanksione të rënda ndaj Rusisë në rast se kjo e fundit tenton pushtimin e Ukrainës.

Biseda vjen pas një video-konference që Biden pati me presidentin Vladimir Putin, ditën e martë, në të cilën Putin ngriti shqetësimin e tij mbi atë që ai e quajti rusofobi.

“Më duhet të them se rusofobia është hapi i parë drejt gjenocidit. Ti dhe unë e dimë shumë mire kjo po ndodh në Donbas. Siç the dhe ti, sigurisht që duket si gjenocid”, u shpreh Vladimir Putin, president i Rusisë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psaki komentoi reagimin rus gjatë një konference për shtyp.

“Rusët janë të njohur për përshkallëzimin retorik të tensioneve, ashtu si për mënyrat për të shpërndarë dizinformata përreth globit së bashku me disa shtete të lindjes. Kështu që mendoj se ne nuk duhet të marrim për bazë komunikimet e tyre me publikun. Ajo qe ne dimë është se agresioni në këtë situatë ka ardhur nga ana e Rusisë. Grumbullimi i forcave ushtarake po bëhet në kufirin rus”, tha Jen Psaki, zëdhënëse e shtëpisë së bardhë.

Në një deklaratë të publikuar pas telefonatës me Biden, Zelensky shtoi se Ukraina po ofron propozime te qarta për të zhbllokuar bisedimet për paqe dhe është gati t’i diskutojë ato në formate të ndryshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7

Zvicra do të vendosë rreth 4,000 trupa brenda territorit të saj për të përforcuar sigurinë ndërsa liderët botërorë mblidhen për samitin e G7 në Francën...
18:21 | 04/06/2026