“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me Drilon Xhepollari ishte trajneri i futbollit dhe ish-futbollisti i Kombëtares Amarildo Zela, i cili bëri një analizë të ndeshjes së djeshme.
Sipas tij, një nga problemet kryesore të ndeshjes ishte se trajneri Marin nuk e njeh mirë ekipin dhe se në ndeshjet në vazhdim ai do të ketë më shumë mundësi për të arritur kombinimin e duhur të lojtarëve në fushë.
Sakaq, Zela u shpreh se Asllani nuk ka ritëm dhe se mund të rrezikojë që Marin ta ulë në stol. Ndërkohë ai vlerësoi portierin, i cili sipas tij mund të jetë një “kërcënim” për Strakoshën.
“Lojtarët nuk njihen akoma me njëri-tjetrin, se që të krijosh njëfarë grupi do minimumi tre, katër, pesë lojë që ti të afatizosh, që ti të krijosh edhe grupin tënd, edhe filozofinë tënde. Dhe besoj se trajneri i ri nuk e njeh edhe mirë ekipin, po në lojët e ardhshme, në grumbullime të ardhshme, ai do ketë më shumë ide të qarta për ekipin. Besoj duhet të jemi optimistë dhe duhet ta mbështesim këtë trajner, se ne jemi dhe një çik si popull kritik, ne jemi të gjithë trajnerë, po duhet me i lënë kohë trajnerit.
Lojtari më i mirë besoj mbrapa ishte Hysaj. Dhe ky është problem, domethënë ti kur ke katër lojtarë, nga katër, tre kë të mendosh? E çuditshme dhe mua se më habiti, se ai nuk ka luajtur në Itali, si duket ka ruajtur atë freskinë, ka bërë stërvitje individuale, nuk e di, po me sa pashë në lojë, ishte po them një nga më të mirët.
Për mua notën, domethënë kaluese, e merr portieri. Portieri më habiti, kjo ishte një surprizë e madhe për mua, dhe po vazhdoi me këto ritme, me këto lojë, besoj se do jetë konkurrent i fortë për Strakoshën dhe besoj se duhet të jetë portieri numër një.
Sherri ishte domethënë njeriu, portieri që për mua notën më pozitive, Sherrit mund t’i vë dje notën shtatë, themi kështu.
Pastaj Mehmeti ishte pak i ndrojtur, si duket edhe loja e parë që luajti nga fillimi, po lojtar shihet, bie në sy, është lojtar që bën diferencën, gjendet gjithmonë para portës. Por problemi ishte dhe dje, i vunë disa aksione dhe në krosa, sidomos pjesën e dytë, nuk funksionojnë akoma. Domethënë box-i, themi ne në gjuhën e trajnerit, si funksionojnë lojtarët ofensivë: ku duhet të shkojë në shtyllë të parë, kush duhet të vijë në 16-she, kush duhet të vijë te pika e penalltisë, kush duhet të vijë në shtyllë të dytë.
Këto lloj pozicionesh duhet të jenë, ishin shumë konfuzë, se çdo gjë ia linin rastësisë. Për shembull, nga krahu i majtë u bë në pjesë të dytë një super kros, ky lojtari që luan në Kroaci, në shtyllë të parë nuk pashë asnjë lojtar aty. Këto gjëra domethënë janë gjëra që duhet të bëhen stërvitje, duhet të implementohen në stërvitje dhe besoj se në të ardhmen trajneri do ketë shumë punë, dhe besoj në lojët e ardhshme do të shohim një foto më të qartë të ekipit, një pasqyrë më të qartë.
Për mua, Asllani është një lojtar që nuk ka ritëm. Domethënë në atë pozicion sot në futbollin modern, pozicionin gjashtë që luan Asllani, duhet të jetë një lojtar që ngre dhe ul ritmin. Asllani luan me një ritëm, me respektin më të madh që ka luajtur ai gjithë këto ndeshje me kombëtaren, por prapë unë si trajner, unë nuk e shoh Asllanin në atë formacion të kombëtares, se aty kemi lojtarë besoj edhe më të mirë se Asllani. Janë edhe me fizikun më të mirë, edhe me ndërrim ritmi. Se sot në atë pozicion, ti duhet të kesh njëherë anën defensive. Asllanin unë nuk e shoh në një ndeshje që ai të përplaset, të hyjë në duel domethënë me kundërshtarin, dhe sot pa duele, po s’fitove duele defensive, është shumë e vështirë që ti të arrish edhe të ndërtosh. Pasime të thjeshta, pasime të thjeshta domethënë për mua janë alibi.
Asllani duhet të luajë më shumë në 45 metrat e fundit të kundërshtarit, aty duhet të jetë më i rrezikshëm. Se në atë lojë që bën Asllani, merr topin nga dy qendërmbrojtësit, domethënë nga Gjimshiti. Atë mund ta bëjë çdo njeri. Ai në atë moment duhet t’i lejë ato hapësira që të dalin përpara. Ai kthehet dhe gjithmonë frenon ritmin e lojës, dhe duke frenon ritmin e lojës, ti i jep kundërshtarit më shumë kohë të orientohet, të organizohet. Aty s’kemi më pastaj hapësira që neve mund t’i çajmë, hapësirat mund t’i çajmë në një moment që i mbyll hapësirat.
Besoj se Maran do ta ul në stol, se ai nuk ka çfarë humb, duhet të krijojë diçka të re tashi. Asllanin e njohim të gjithë çfarë ka. Besoj se ka ardhur koha që ta marri një tjetër lojtar këtë pozicion, se Asllani edhe njëherë nuk është lojtar që bën diferencën. Dhe një lojtar që s’bën diferencën në ekipin kombëtar, për mua është nj ëçik absurde që ai… nuk e di tashi, a nuk e shikojnë ato vetë, a s’duan me e shiku këto trajnerë, unë nuk e di. Por besoj se ky trajner është njëçik më me eksperiencë dhe këtë gjë do ta shohi më me imtësi”, u shpreh Zela.
Leo Ballhysa, lideri që shpëtoi Kukësin! Zbulohen klubet që e kërkojnë
Çoçlli: Final 4 “në fije të perit”, ndeshja Dinamo–Egnatia vendos fatin e titullit
Maksuti zbulon detajet e transferimit te Akhmat Grozny: Kam garanci minutash, Rusia hap i madh në karrierë
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane