Leo Ballhysa, lideri që shpëtoi Kukësin! Zbulohen klubet që e kërkojnë
Kukësi arriti të shpëtojë sezonin duke siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë, pas fitores 2-0 në përballjen direkte ndaj Butrinti. Një ndeshje vendimtare që i dha fund një edicioni të vështirë për skuadrën verilindore, e cila gjatë gjithë sezonit ka kaluar periudha me oshilacione të forta në rezultate dhe formë.
Kukësi arriti të mbështetet te disa nga talentet e rinj të ekipit, të cilët morën përgjegjësi në momentet më të rëndësishme dhe u kthyen në faktor vendimtar për objektivin e mbijetesës në kampionat.
Një nga emrat që spikati më shumë këtë sezon ishte 22-vjeçari Leo Ballhysa i cili u shndërrua në një nga liderët e skuadrës, duke dhënë kontribut të rëndësishëm me gola, asiste dhe paraqitje vendimtare në ndeshje kyçe të sezonit.
Edhe në sfidën e fundit ndaj Butrintit, Ballhysa ishte ndër lojtarët më të dalluar në fushë ndërsa dha asistin për golin e dytë të ndeshjes dhe njëkohësisht ishte i përfshirë në disa aksione të rrezikshme, duke i dhënë vazhdimësi sulmeve të Kukësit.
Ndonëse nuk ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike, Ballhysa ka hyrë në historinë e Kategorisë së Parë shqiptare, pasi mban rekordin për golin më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në këtë nivel, duke realizuar në më pak se 34 sekonda nga fillimi i lojës.
Ky sezon ka rritur ndjeshëm vlerësimin për të, ndërsa 22-vjeçari shihet si një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar. Ai menaxhohet nga kompania SSM, e drejtuar nga Shkumbin Qormemeti dhe Haris Fakić, dhe pritet të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës.
Ballhysa ka qenë më herët pjesë e disa skuadrave elitare të futbollit shqiptar, si Tirana, Dinamo City dhe KF Laçi, ku ka fituar eksperiencë të rëndësishme që në moshë të re në nivele të larta të kampionatit.

Spanja, Franca, Argjentina… Raklli zbërthen favoritët e Botërorit 2026
Durrësi kryeqyteti i notit, 6 shtete garojnë në fundjavë në “Teuta Cup 2026”
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
- 10:24 Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:12 Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 10:06 Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë