Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
Bashkia e Pogradecit ka përfituar një mjet të ri zjarrfikës, dhuratë nga Bashkia e Wismarit në Gjermani, me të cilën Pogradeci ka prej vitesh marrëdhënie binjakëzimi dhe bashkëpunimi.
Automjeti zjarrfikës iu dorëzua personalisht kryetarit të Bashkisë Pogradec nga kryebashkiaku i Wismarit, Thomas Beyer, i shoqëruar nga Silvia Bratsch, kryetare e Këshillit Bashkiak të këtij qyteti.
Gjatë ceremonisë së dorëzimit, Thomas Beyer u shpreh i kënaqur që në emër të komunitetit të Wismarit po i dhurohej repartit zjarrfikës të Pogradecit një mjet që do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e kapaciteteve të shërbimit ndaj qytetarëve.
Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë Pogradec falënderoi autoritetet dhe komunitetin e Wismarit për këtë gjest miqësor, duke theksuar se kjo është zjarrfikësja e dytë që qyteti gjerman i dhuron Pogradecit. Ai u shpreh se uron që mjeti të përdoret sa më pak, çka do të thotë sa më pak vatra zjarri, ndërsa nënvizoi se automjeti i ri ka përmasa që mundësojnë ndërhyrjen edhe në rrugicat e ngushta të qytetit.
Edhe shefi i MZSH Pogradec, Armand Gora, vlerësoi rëndësinë e këtij dhurimi për rritjen e efektivitetit të ndërhyrjeve në raste emergjencash. Kjo është zjarrfikësja e dytë që Bashkia e Wismarit i dhuron Pogradecit, ndërsa bashkëpunimi mes dy qyteteve është shtrirë ndër vite edhe në fusha të tjera, si shkëmbimet kulturore dhe aktivitetet e
Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:24 Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:12 Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 10:06 Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
- 09:47 Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)