Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C

14 Korrik 2026 | 09:28

Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë Italinë dhe një pjesë të madhe të Evropës, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C në disa zona gjatë ditëve në vijim.

Për të tretën herë brenda pak javësh, autoritetet italiane kanë shpallur alarm të kuq për disa qytete. Aktualisht, niveli më i lartë i rrezikut është në fuqi në Firence, Peruxhia, Breshia dhe Torino, ndërsa të mërkurën listës do t’i shtohen edhe Bolonja, Frosinone dhe Roma.

Sipas meteorologëve, temperaturat do të luhaten nga 39°C deri në 41°C në pjesën më të madhe të Italisë qendrore dhe jugore, si edhe në Sardenjë. Në zonat e brendshme, termometri mund të shënojë deri në 45°C deri në fund të javës.

Përveç vapës përvëluese, Italia po përballet edhe me një thatësirë të theksuar dhe mungesë të burimeve ujore. Situata paraqitet veçanërisht kritike në rajonin e Piemontes, ku autoritetet kanë ngritur alarmin për krizën e ujit.

Temperaturat e larta po ndikojnë edhe në jetën e përditshme. Në Firence, korrierët e platformave të shpërndarjes së ushqimit kanë paralajmëruar grevë, duke kërkuar masa më të forta mbrojtëse për punën në ambiente të hapura gjatë orëve me temperatura ekstreme.

Ndërkohë, vala e të nxehtit po prek edhe pjesën tjetër të Evropës. Në Mbretërinë e Bashkuar, temperaturat mbi 30°C po favorizojnë përhapjen e zjarreve, ndërsa në Francë flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të pyllit Fontainebleau. Në Gjermani, autoritetet raportojnë rritje të rasteve të mbytjeve, me 99 viktima të regjistruara vetëm gjatë muajit qershor.

Autoritetet në disa vende evropiane u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të shtuar për grupet më të rrezikuara, si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit

Bashkia e Pogradecit ka përfituar një mjet të ri zjarrfikës, dhuratë nga Bashkia e Wismarit në Gjermani, me të cilën Pogradeci ka prej vitesh marrëdhënie...
10:25 | 14/07/2026

Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it

Një ngordhje masive peshqish është konstatuar në rezervuarin e fshatit Gjinikas, në Bashkinë Maliq, ku qindra peshq të ngordhur kanë mbuluar sipërfaqen e ujit, duke...
10:19 | 14/07/2026

Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cilësoi 14 korrikun si një “Super të Martë” për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar...
09:47 | 14/07/2026