Shkencëtarët amerikanë e konfirmojnë: Coronavirusi dobësohet nga moti i ngrohtë

24 Prill 2020 | 07:26

Coronavirusi ka dhënë shenja se dobësohet më shpejt kur ekspozohet ndaj dritës së diellit, nxehtësisë dhe lagështisë, tha një zyrtar amerikan të enjten, një shenjë që pandemia mund të jetë më pak ngjitëse gjatë verës.

Kërkuesit e qeverisë amerikane kanë arritur në përfundimin se virusi mbijeton më shumë në mjedise të mbyllura dhe të thata, dhe e humb fuqinë kur ekspozohet ndaj lagështisë dhe temperaturave të larta, sidomos kur del në dritë të diellit.

Kjo deklaratë u dha nga William Bryan, drejtori i Drejtorisë së Shkencës dhe Teknologjisë në Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare.

“Virusi vdes më shpejt në praninë e dritës së diellit”, tha ai për Shtëpinë e Bardhë në një njoftim.

[instagram_feed=B_XIlxvIm3V]

Ky zbulim sjell shpresë se coronavirusi mund të imitojë sjelljen e sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes, si gripi, të cilat janë më pak ngjitëse në mot të ngrohtë.

Megjithatë, duhet pasur parasysh që coronavirusi ka qenë vdekjeprurës në vende të ngrohta, si Singapori, gjë që ngre dyshime për ndikimin që mund të kenë në të vërtetë faktorët e mjedisit.

Presidenti Donald Trump tha se zbulimet duhet të interpretohen me kujdes, por në të njëjtën kohë u krenua me faktin që i doli fjala, pasi kishte thënë më parë që coronavirusi mund të tërhiqet në verë.

“E thashë një herë që mund të ikë prej ngrohtësisë dhe dritës. Njerëzve nuk u pëlqeu dhe aq shumë ajo deklaratë”, tha Trump në një konferencë për shtyp.

16 shtete në SHBA kanë parashtruar planet për lehtësimin e masave kufizuese, në mënyrë që të rihapet ekonomia.

Xhorxha dhe Karolina e Jugut do të lejojnë hapjen e disa bizneseve këtë javë, edhe pse autoritetet shëndetësore kanë thënë se kjo lëvizje do të sjellë më shumë vdekje, pasi nuk kanë mjaftueshëm teste për të vlerësuar se sa njerëz janë infektuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026