Parlamenti bullgar pritet të votojë koalicionin e ri, kryeministër Petkov

13 Dhjetor 2021 | 09:26

Kryeministri bullgar i emëruar Kiril Petkov prezantoi përbërjen e qeverisë së tij të ardhshme, ndërsa kërkon t’i japë fund bllokimit politik që zgjat prej tetë muajsh.

Petkov, kreu i partisë së sapoformuar të qendrës, “Ne Vazhdojmë Ndryshimin”, arriti një marrëveshje me tre grupe të tjera të krahut të majtë dhe të qendrës së djathtë për të formuar një qeveri koalicioni.

Partia e Petkovit do të mbajë 10 nga 21 postet ministrore, duke përfshirë kryeministrin dhe dy postet e zëvendëskryeministres. Koalicioni katërpartiak do të kontrollojë 134 vende në parlamentin 240 vendësh të Bullgarisë, i cili sot do të votojë për miratimin e qeverisë së re.

Petkov, partia e të cilit doli e para në zgjedhje me  një platformë kundër korrupsionit, u shpreh se qeveria e ardhshme do të ketë “zero tolerancë” për korrupsionin dhe se një nga prioritetet e tij të para do të jetë reformimi i Komisionit Kundër Korrupsionit.

Prioritetet e tjera kryesore përfshijnë kontrollin e çmimeve të energjisë elektrike dhe menaxhimin  e COVID-19 duke përshpejtuar vaksinimin.

Petkov mori zyrtarisht një mandat për të formuar një qeveri të re nga Presidenti Rumen Radev.

Vendi ballkanik prej 7 milionë banorësh ka një nga popullsitë me tkurrjen më të shpejtë në botë, pabarazinë më të lartë të të ardhurave dhe shkallën më të ulët të vaksinimit kundër COVID-19 në 27 vendet e BE-së.

Bullgaria nuk ka pasur një qeveri të rregullt që nga prilli, kur partia GERB e kryeministrit Bojko Borisov u largua nga pushteti.

Edhe me zgjedhjen e qeverisë së re Bullgaria nuk pritet  të ndryshojë shpejt qëndrimin e saj për anëtarësimin në BE të Maqedonisë së Veriut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026