27 persona dyshohet se kanë vdekur prej zjarrit në një ndërtesë në Japoni

17 Dhjetor 2021 | 07:32

Njëzeteshtatë persona dyshohet se kanë humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë në Osaka, në Japoninë perëndimore, thanë zyrtarët e departamentit të zjarrfikësve të premten, ndërsa njoftuan se policia po hetonte zjarrvënien e qëllimshme si një shkak të mundshëm.

Zjarri filloi në katin e katërt të një ndërtese tetëkatëshe në zonën tregtare të Kitashinchi, tha zyrtari i departamentit të zjarrit të qytetit Osaka, Akira Kishimoto.

Mediat lokale thanë se viktimat kishin pësuar “arrest kardiak”, një term i përdorur shpesh në raportet paraprake përpara se një vdekje të konfirmohet zyrtarisht.

Brenda ndërtesës ndodhej një klinikë mjekësore, një shkollë e gjuhës angleze dhe biznese të tjera, tha televizioni kombëtar NHK. Personat që dyshohet se kanë vdekur duket se kanë qenë brenda klinikës kur ka ndodhur zjarri.

Ende nuk dihen detaje për shkakun e zjarrit. Policia e Osakës tha se po hetonte për të përcaktuar nëse zjarri ishte vënë qëllimisht, apo ishte aksidental.

Njerëzit në katet e tjera të ndërtesës besohet se janë evakuuar, tha Kishimoto.

Pamjet e NHK treguan dhjetëra makina zjarrfikëse dhe automjete policie në rrugë pranë ndërtesës, me qytetarë që ndiqnin zhvillimin e ngjarjes, në anën tjetër të rrugës.

Në total, 70 makina zjarrfikëse u mobilizuan për të luftuar zjarrin, i cili thuajse u shua brenda rreth 30 minutash, thanë zyrtarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026