Autoritetet shëndetësore britanike të shqetësuar se qytetarët po shmangin kontrollet shëndetësore

26 Prill 2020 | 11:11

Autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar kanë paraqitur shqetësimin e tyre se qytetarët mund të jenë duke shmangur kontrollet shëndetësore të sëmundjeve serioze, pasi janë të frikësuar nga një infektim i mundshëm nëse paraqiten në spital.

Në 25 prill, shtretër e pavijone të tëra ishin të boshatisura, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik në Angli tha se vizitat në departamentet e emergjencës kanë rënë rreth 50 për qind që nga viti shkuar.

Organizata vullnetare për Kërkimin e Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar parashikon se rreth 2,250 raste kanceri të reja mund të kalojnë pa u vërejtur nga java në javë, pjesërisht pasi qytetarët ngurrojnë të shkojnë në spital prej frikës së mund të infektohen apo se mund të mbingarkojnë sistemin shëndetësor.

“Nuk besoj se thjesht nuk po ndodhin më atakë kardiakë,” shprehet Dr Anna Vondy, mjeke konsulentë në pavijonin e emergjencave.

Autoritetet shëndetësore po nxisin qytetarët që të kërkojnë ndihmë në raste kur është e nevojshme dhe që të ndjekin me përpikmëri konsultat mjekësore.

 

Lexoni gjithashtu: 

Mbretëria e Bashkuar nis testimet për vaksinën kundër coronavirus, Gjermania merr dritën e gjelbër

Raporti i “Financial Times”: Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Britaninë e Madhe i ka kaluar 40 mijë

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026