Karantina, pesëfishohet dhuna në familje në Amerikën Latine

28 Prill 2020 | 06:22

Masat izoluese të marra në të gjithë Amerikën Latine kanë ndikuar dukshëm në rritjen e dhunës në familje, në një rajon ku 20 milionë gra dhe vajza vuajnë çdo vit nga dhuna seksuale.  

Në qytetet përreth Buenos Airesit, La Pazit, Santiagos, São Paulos dhe Bogotas, familjet dhe individët janë kufizuar në shtëpi dhe lejohet të dalin vetëm për raste urgjente ose për blerje të domosdoshme.

 Kjo, sipas të dhënave të shumë ekspertëve, ka ndikuar në rritjen e dhunës.

“Njerëzit në karantinë e kanë marrë përsipër rrezikun dhe kanë telefonuar. Ne kemi krahasuar të dhënat e 20 ditëve para karantinës me 20 ditët në karantinë, dhe kemi pasur një rritje prej 500 %, pesëfish”, tha kryetarja e bashkisë së Santiagos, Evelin Matthei.

“Por çuditërisht, ankesat e regjistruara në policinë federale dhe prokurorinë e përgjithshme kanë rënë dukshëm. Kjo nënkupton se dhuna është në ambientet e brendshme të shtëpisë, po ata nuk largohen dot, nuk guxojnë të largohen prandaj është e nevojshme të krijojmë lidhjet e duhura në kohë normale.”

Gjatë kësaj periudhe ka pasur një rritje të theksuar të telefonatave për ndihmë në polici.  Në Argjentinë është rritur në 67% numri i telefonatave. Me 2 %  janë rritur thirrjet në Kili, 45%  në San Paolo, Brazil , 130% në Kolumbi.

Në Amerikën Latine, frika është se dhuna ndaj grave që tashmë ishte e përhapur po përkeqësohet më tej.

Rajoni ka parë marshime dhe greva të mëdha nga gratë gjatë vitit të kaluar kundër dhunës dhe abuzimit nga burrat.

“Nuk është e mundur që shoqëria vazhdon të shikojë në anën tjetër kur një grua vdes.  Të shohësh në anën tjetër, përbën shkelje të të drejtave tona njerëzore”, shton kryebashkiakja.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë së bashku për ta ndaluar këtë. E përsëris, është një pandemi që 20 milion gra  e  kalojnë çdo vit. 3.800 gra humbëm jetën vitin e kaluar thjesht sepse ishin gra”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026