Coronavirus mund të jetë i lidhur me gjendjen e rrallë inflamatore tek fëmijët, mjekët paralajmërojnë rrezikun

29 Prill 2020 | 07:13

Mjekët në Britani, Itali dhe Spanjë janë paralajmëruar të kujdesen për një gjendje të rrallë inflamatore  e cila ka prekur fëmijët, që ndoshta është e lidhur me coronavirusin.

Rastet e raportuara dëshmuan për simptoma të sindromës së shokut toksik ose sëmundjes Kawasaki, një çrregullim i rrallë i enëve të gjakut. Vetëm disa nga fëmijët janë testuar pozitivisht me COVID-19, kështu që shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse këto simptoma të rralla janë shkaktuar nga coronavirusi ose nga diçka tjetër.

“Së pari, është e rëndësishme të themi se COVID-19 prek shumë pak fëmijët. Ne e dimë se ne të gjitha vendet e botës ata priren të mos e marrin këtë virus ose nëse infektohen, ata kanë shumë pak simptoma. Por shumë rrallë fëmijët sëmuren rëndë”, thotë Russell Viner, President i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve:

Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar vlerësojnë se ka pasur rreth 10-20 raste të tilla. Në Spanjë një numër i fëmijëve në moshë shkollore kanë vuajtur nga “një dhimbje barku e pazakontë, e shoqëruar nga simptoma gastrointestinale”. Edhe në Itali ka pasur një rritje të pazakontë të numrit të pacientëve me sëmundje Kawasaki – dhe disa fëmijë kanë qenë të infektuar me COVID-19. Disa raste janë raportuar edhe në Francë dhe Belgjikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt

Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj të gjitha pyetjeve të hapura në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare të Rusisë, ndërsa foli me gazetarët që mbulonin forumin...
20:13 | 04/06/2026

Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov iu referua deklaratave të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në mbështetje të Ukrainës, duke thënë se ato tregojnë se...
20:06 | 04/06/2026