Çmimet Oscar do të pranojnë filmat e transmetuar në platformat online
Organizatorët e Çmimeve Oscar kanë thënë se këtë vit do të pranojnë filmat e nxjerrë në platformat online, pas mbylljes së kinemave për shkak të pandemisë.
Ndryshimi i përkohshëm, i cili vlen vetëm për ceremoninë e radhës dhe që do të ndryshohet sërish kur të hapen kinematë, u njoftua përmes një deklarate.
Më parë, në mënyrë që një film të merrej në konsideratë nga Çmimet Oscar, ai duhet të transmetoj më parë në kinematë e Los Anxhelos për të paktën shtatë ditë.
“Akademia e Filmit beson se nuk ka mënyrë më të mirë për të përjetuar magjinë e filmave sesa shikimi i tyre në kinema. Ky zotim i joni mbetet i paluhatshëm. Megjithatë, për shkak të tragjedisë historike të COVID-19, nevoja e kërkon që të bëjmë një përjashtim të përkohshëm për sa i përket rregullave të pranimit të filmave,” tha Presidenti i Akademisë David Rubin.
Platforma si Netflix kanë sjellë një frymë të re në Hollivud, duke tërhequr edhe disa prej yjeve më në zë si Robert De Niro dhe Martin Scorsese.
Kinematë përgjatë Amerikës janë mbyllur që nga mesi i marsit, ndërsa tre rrjetet kryesore të kinemave – AMC, Regal dhe Cinemark – kanë thënë se nuk presin të hapen deri të paktën nga fundi i qershorit ose korriku.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim