5 të vrarë në 3 ditë, gazetari Eni Ferhati: Policia duhet të kthehet në punë
Në tre ditë, në vend janë shënuar 5 viktima. Pas vrasjeve të dyfishta në Lezhë dhe Durrës, sot një tjetër person humbi jetën në Vlorë. Një sherr që dyshohet se nisi për kamerat e sigurisë përfundoi me vdekjen e një 60-vjeçari në Vlorë. Ngjara ndodhi rreth orës 10.00, në lagjen “11 janari”, ku Bujar Mehmetaj u qëllua me sende të forta nga fqinji i tij, i cili është shpallur në kërkim nga policia. 6
Dje, pasdite në Shkodër, një 50-vjeçar u plagos po për motive pronësie sipas policisë, ndërsa në mbrëmje në Skrapar u desh ndërhyrja e forcave speciale. 57-vjeçari që qëlloi me armë në ajër e më pas në drejtim të policisë, u prangos pas mesnatës.
Kurse të hënën pas qetësisë së karantinës vendi u trondit nga dy vrasje të dyfishta. Policia vijon hetimet për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës ndërsa në Lezhë autori i vrasjes së rapsodit Kolë Murrani dhe Preng Simonit për motive pronësie u ve pranga.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati shprehet se ngjarja e Durrësit është e stilit mafioz dhe se në të njëjtin vend vetëm pak muaj më parë është kryer një tjetër vrasje e dyfishtë. Sipas tij, Policia e Shtetit duhet të riorganizohet dhe të kthejë agjentët e krimit në terren.
“Ngjarjet nuk janë në zona të gjelbra dhe policia duhet të kishte një angazhim më të madh. Policia duhet të bëjë një riorganizim dhe të rikthejë në terren agjentët e krimit. Ngjarja e Durrësit lidhet me një vrasje mafioze, dhe nuk mund të ketë lidhje me karantinën por agjentët duhet të hiqen nga postoblloku dhe të kthehen në terren. Sapo nisi aktiviteti i biznesit filluan edhe konfliktet, policia duhet ketë një qasje tjetër për të mos patur këto ngjarje. Policia duhet të lërë betejën me coronavirusin”, deklaroi gazetari.
Dhe gazetari, Spartak Koka shprehet i mendimit se ka nevojë por një mobilizim të policisë edhe pse vrasjet në Durrës dhe Lezhë kanë qenë me paramendim. “Ngjarja e Lezhës është një konflikt për të cilin dhe organet ligj zbatuese kanë pasur dijeni. Ngjarja e Durrësit është më komplekse. Policia mund të mos dijë autorët por ka pista që mund të çojnë në identifikimin e autorëve të vrajës së vëllezërve Haxhia”, tha ai.
Gazetari Ferhati shprehu shqetësim dhe lidhur me situatën në sistemin e burgjeve, duke theksuar se nga organet nuk jepet informacion si për mediat ashtu edhe për familjarët e të dënuarve. Situata në burgun 313 tha ai, tregon se masat nuk kanë qenë të duhurat për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi