Erdogan i kërkon Shqipërisë masa ndaj FETO-s, Rama: Turqia mike, BE aleate

17 Janar 2022 | 17:30

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoga pas nënshkrimit të 7 marrëveshjeve Turqi-Shqipëri në prani të kryeministrit, Edi Rama, ka kërkuar që Shqipëria të ndërmarrë hapa konkretë kundër strukturimit të organizatës FETO në vendin tonë.

Erdogan tha se këtë çështje e kishte diskutuar në takimet me Ramën duke shtuar se “fakti që (FETO) gjen fushëveprimi në vendin mik dhe vëlla të Shqipërisë, e lëndon thellë popullin tonë”.

“Pritshmëria jonë më e sinqertë është që në periudhën që kemi përpara të merren hapa më konkrete, hapa vendimtare dhe të shpejta kundër strukturimit të FETO në Shqipëri”, tha Erdogan gjatë konferencës për mediat me Ramën.

Organizata FETO ose e njohur ndryshe si lëvizje Guleniste, e drejtuar nga Fetullah Gylen, akuzohet në Turqi si organizatorja e gushtit të shtetit të vitit 2016.

Për marrëdhëniet tregtare, Erdogan tha se vëllimi tregtar gjatë vitit 2021 arriti në 853 milionë dollarë dhe synimi është 1 miliard dollarë.

“Po të shtojmë dhe shërbimet e kontraktimit, Turqia është investitori më i madh në Shqipëri. Shuma totale është 3.5 miliardë dollarë”, tha presidenti turk duke shtuar se kompanitë turk në Shqipëri kanë punësuar 50 mijë persona.

Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se BE nuk duhet të shqetësohet për marrëdhënien e ngushtë mes dy vendeve sepse është një ‘marrëdhënie tradicionale’. Ndërsa për marrëdhënien e tij personale me Erdogan, tha se shqetësimi i ngritur nga konspiracionistë dhe njerëz seriozë në BE është “imagjinatë dhe interpretim që nuk gjejnë përputhje në realitet”.

“Kurrë nuk jam ndjerë në bisedë përballë tij si përballë dikujt që të jep leksione dhe të jep receta të gatshme apo që të vë në pozitë të vështirë duke të kërkuar gjëra të vështira mund të mos kesh dëshirë fare t’i dëgjosh. Nuk kam dëgjuar në takime me të kokë më kokë asgjë që nuk e kam dëgjuar publikisht”, tha Rama.

Ai e cilësoi Erdoganin njeri të fjalës duke thënë se është e radhë që në arenën ndërkombëtare politike të takosh njerëz të tillë. Sipas Ramës, Shqipërisë nuk i duhet të zgjedhë mes Turqisë dhe BE-së duke thënë se “jemi miq të ngushtë me Turqinë dhe aleatë strategjikë me BE”.

LEXONI GJITHASHTU:

Nënshkruhen 7 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Turqisë

Erdogan dorëzon banesat për 524 familjet e prekura nga tërmeti në Laç

Turqia furnizon Shqipërinë me dronë inteligjentë me kosto 8 milionë €

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026