Shtohen fatalitetet nga aksidentet në punë, sektorët më të prekur
Kushtet e sigurisë në punë as në vitin 2021 nuk janë përmirësuar. Të dhënat e marra nga Inspektorati Shtetëror i punës na bëjnë me dije se viti që lame pas kishte të njëjtin numër aksidentesh sa në 2020-ën.
Mesatarisht në një muaj gjatë 2021-shit janë aksidentuar 15 punëtorë.
Pyetur nga Euronews Albania Inspektorati Shtetëror i Punës thotë se në 77% të punëmarrësve të aksidentuar, shkaqet lidhen drejtpërdrejtë me kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Përgjatë vitit 2021, 32 punonjës kanë humbur jetën si shkak i aksidenteve në punë.
Rënia nga lartësia, moszbatimi i rregullores së sigurimit teknik, rënia në kontakt me energjinë elektrike janë shkaqet e aksidenteve me pasojë vdekje.
Ndryshe nga çdo vit tjetër, aksidentet me pasojë vdekje gjatë 2021-shit kanë ndodhur më së shumti në aktivitetin elektricitet-gaz, ujë.
Nga 32 viktima në total, 8 janë shkaktuar vetëm në këtë sektor. Punonjësit në ndërtim dhe miniera mbeten ende më të rrezikuarit në vendin e punës.
Në gjashtë vitet e fundit, nga 163 punonjës të aksidentuar me vdekje në total, gjysma rezultojnë nga sektori i ndërtimit dhe minierave.
Masat mbizotëruese ndaj subjekteve në shkelje të rregullave të sigurisë rezultojnë se janë detyra për realizim, këshillim dhe paralajmërim.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta