‘Kam fakte që virusi u krijua në laborator’, Trump: Kina ose dështoi me përmbajtjen, ose e la të lirë qëllimisht

1 Maj 2020 | 05:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë konferencës për shtyp të ditës së enjte tha se është e mundur që Kina ose dështoi në përmbajtjen e virusit ose e la qëllimisht atë të përhapej në të gjithë globin.

“Epo ata mund ta kenë bërë një gjë të tillë. Dhe unë them po thjesht, që janë dy opsione. Ata ose nuk kanë gisht në këtë gjë, dhe ata i kanë të gjitha mjetet për ta bërë një gjë të tillë, ose e lanë qëllimisht të përhapej”, tha presidenti i SHBA.

Presidenti Trump i ka rritur sërish tonet ndaj Pekinit teksa tha se përgjegjës për situatën është edhe vetë presidenti kinez, Xi Jin-Ping, i cili nuk dha informacione të sakta për pandeminë që u gjenerua nga provinca e Wuhanit në Kinë dhe më pas u përhap në të gjithë globin.

Trump shtoi se tashmë, marrëveshja ekonomike me Kinën është në plan të dytë, pasi prioritet për të është hetimi i saktë mbi origjinën e virusit dhe menaxhimin e krizës së shkaktuar nga ana e shtetit kinez.

“Po, nënshkruam një marrëveshje ku ata do të blinin mallra prej nesh, dhe në fakt e kanë bërë një gjë të tillë, por tani marrëveshja është në plan të dytë, pasi situata me virusin është thjesht e papranueshme”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

I pyetur nëse kishte ndonjë informacion apo provë nëse ky virus mund të ishte gjeneruar nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, presidenti i Shteteve të Bashkuara u përgjigj duke thënë, se kishte dijeni për një informacion të tillë, edhe pse nuk i lejohej ta ndante me shtypin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt

Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj të gjitha pyetjeve të hapura në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare të Rusisë, ndërsa foli me gazetarët që mbulonin forumin...
20:13 | 04/06/2026

Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov iu referua deklaratave të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në mbështetje të Ukrainës, duke thënë se ato tregojnë se...
20:06 | 04/06/2026