Pamjet satelitore tregojnë mbi 100 mijë trupa ruse në kufi me Ukrainën

20 Janar 2022 | 17:53

Presidenti rus, Vladimir Putin po përgatitet për të pushtuar Ukrainën me një luftë që pritet të zgjasë 9 muaj.

Pamjet satelitore tregojnë një prani të shtuar ushtarake të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën.

Sipas inteligjencës së Ukrainës tashmë Moska është “pranë” përfundimit të përgatitjeve finale për të ndërhyrë.

Disa imazhe satelitore të datës 19 janar tregojnë një bazë të ngritur në Boronezh, 330 km nga kufiri me Ukrainën.

Gjithashtu trupat dhe artileri janë vendosur në disa pika të tjera si në Klimovo, që është vetëm 50 km larg Ukrainës.

Vladimir Putin ka bërë me dije mbajtjen e një stërvitjeje në katër dete ku do të përfshihen 140 luftanije.

Rajoni ndodhet në prag lufte që prej ditëve të fundit të 2021, kur Moska zhvendosi rreth 100 mijë trupa bashkë me tanke dhe raketa pranë kufirit me Ukrainën.

Rusia dhe Bjellorusia pretendojnë se lëvizjet e trupave dhe artilerisë është e lodhur me stërvitjet ushtarake mes dy vendeve.

Por vëzhguesit thonë se e gjitha lidhet me përgatitjet për të pushtuar Ukrainën, që Perëndimi pret që të ndodhi në një kohë të shkurtër.

Presidenti i SHBA, Joe Biden është shprehur se Putin nuk kërkon një luftë të madhe, por do të paguajë çmim të lartë nëse ndërhyn ushtarakisht.

Të afërmit e ushtarëve rusë kanë ngritur shqetësime në rrjetet sociale për një konflikt të mundshëm ushtarak.

Sipas të dhënave, thuajse të gjithë ushtarët e dërguar në kufi janë të kontraktuar, me pagesë.

Ministria e ukrainase e Mbrojtjes thotë se nga përllogaritjet e inteligjencës janë më shumë se 127 mijë trupa pranë kufirit.

Nga ana tjetër, janë 35 mijë rebelë besnikë të Rusisë brenda Ukrainës si dhe një personel ushtarak prej 3 mijë persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026