ILD rrëzon Olsian Çelën, nuk faktohen shkeljet për dy prokurorët e Dibrës

20 Janar 2022 | 15:34

Në 22 maj të këtij viti, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në një njoftim për mediat i kërkoi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shkarkimin e 3 prokurorëve të Dibrës, nga katër që ka ajo në total.

Praktikisht kjo kërkesë e tij shkrinte prokurorinë e Dibrës dhe sipas Prokurorit të Përgjithshëm, Rifat Kojku, drejtuesi i akuzës së Dibrës dhe dy prokuroret e tjera, Belina Kryemadhi e Xhoana Mehmetaj kishin kryer shkelje të rënda gjatë ushtrimit te detyrës.

Pas tre muajsh hetime, ILD doli në përfundimin se dy prokurorët Rifat Kojku dhe Xhoana Mehmetaj nuk rezulton të kenë kryer shkeljet e pretenduara. Në vendimin e zbardhur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë është arritur në përfundimin se pretendimet kanë qenë të pabazuara për prokurorët Mehmetaj dhe Kojku.

Për prokuroren Mehmetaj nga provat e grumbulluara gjatë hetimit është faktuar se ajo ka ngarkesë të lartë në punë në raport me numrin e prokurorëve në këtë prokurori. Po në vendim sqarohet që nuk ka pasur vonesa për raste te tjera kallëzimesh apo zvarritje të veprimeve hetimore.

Në konkluzion ILD ka argumentuar se nuk ka asnjë provë për të faktuar pretendimet e Çelës për shkelje të rënda disiplinore. Për këtë arsye ILD vendosi mbylljen e hetimit disiplinor duke mos kërkuar asnjë masë për prokuroren Mehmetaj.

I njëjti vendim është marrë edhe për drejtuesin e prokurorisë së Dibrës, Rifat Kojku, i cili sipas Çelës nuk kishte njoftuar zvarritjet e disa dosjeve hetimore nga prokurorja Belina Kryemadhi. Në vendimin e ILD sqarohet se ky pretendim nuk qëndron pasi drejtuesi Kojku ka njoftuar vazhdimisht Prokurorin e Përgjithshëm dhe KLP-në për problematikat në lidhje me ngarkesën e prokurores Belina Kryemadhi.

Një ndër dosjet e bujshme që ajo ka hetuar është “Dosja 184”, e cila ka të bëjë me blerjen e votave në zgjedhjet për kryetar bashkie në vitin 2016 në Peshkopi, në të cilën kanë qenë të përfshirë politikanë e funksionarë të niveleve të larta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026