Java e akullt, qytetet ku pritet të bëjë më ftohtë
Shqipëria do të ketë mot të acartë javën e ardhshme, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në -18°.
Të hënën temperatura pritet të zbresë deri në -18° celsius në Dibër, qarkun me motin më të ftohtë javën e ardhshme. Shenjat e të ftohtit janë vënë re që sot në Dibër, pasi bora ka zbardhur vendin.
Shkak për temperaturat shumë të ulëta janë masat e ftohta që po mbërrijnë nga Poli i Veriut.
Pas Dibrës vjen Korça si vendi më i ftohtë, ku temperaturat në disa zona do zbresin deri në -15°.
Qytetet bregdetare, Vlorë dhe Durrës do të kenë temperaturat më të larta në rang vendi të hënën, por esktreme në raport me motin mesatar në dimër në këto vende.
Kështu, në Vlorë temperaturat të hënën do të jenë nga 7° deri në -5° dhe në Durrës nga 6° deri në -5° në Vlorë.
Moti do të përkeqësohet të dielën, ndërsa do të fillojë të zbutet të premten e ardhshme. E hëna pritet të jetë dita më e ftohtë e javës së ardhshme. Temperaturat do të jenë të ulëta sidomos pas mesnatës e deri në orët e para të mëngjesit.
Gjatë ‘javës së acartë’ do të ketë edhe erë të ftohtë e të vrullshme në të gjithë vendin.
Paralajmërimet për temperaturat e ulëta kanë bërë që institucione të ndryshme të pezullojnë aktivitetin.
Ministria e Arsimit njoftoi dje se shkollat në të gjithë vendin do të mbyllen për tri ditë javën që vjen.
Moti sot
Dita e sotme ka nisur me vranësira dhe shi të dendur në perëndim të vendit, ndërsa reshje intensive dëbore ka pasur në verilindje dhe juglindje të vendit, sipas MeteoAlb.
Në zonat e thella malore të Dibrës trashësia e borës ka shkuar 25 cm. Ndërsa trashësia e borës në Kalanë e Dodës, Selishtë dhe Lurë kalon mbi 40 cm.
Prej orëve të pasdites do të ketë rënie të ndjeshme temperaturash në të gjithë vendin.
Autoritetit Rrugor njoftoi se dëbora e sotme nuk ka sjellë probleme në qarkullim deri tani në akset më problematike.
Megjithatë, policia u bën apel drejtuesve të automjeteve që të bëjnë kujdes në akset rrugore ku ka dëbore.
Temperaturat në qarqet e vendit për ditën e hënë 24.01.2022 sipas Google Weather
Berat 4 deri në -8
Dibër -4 deri në -18
Durrës 6 deri në -4
Elbasan 4 deri në -11
Fier 6 deri në -7
Gjirokastër 1 deri në -12
Korçë -3 deri në -15
Kukës -2 deri në -13
Lezhë 3 deri në -8
Shkodër 4 deri në -6
Tiranë 5 deri në -9
Vlorë 7 deri në -5
Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, drejtuesit e mjeteve solidarizohen me ta (VIDEO)
Shijak, mbi 2500 pjesëmarrës në festivalin ndërkombëtar të motoristëve
6 mbikalime për këmbësorët në pjesën e zgjeruar të autostradës Tiranë-Durrës
- 21:53 E rëndë në Maltë, mbytet anija me 60 emigrantë! 10 persona humbin jetën
- 21:52 SHBA po shqyrton planin që të blejë Ishujt Chagos nga Mauritiusi
- 21:45 Sulmi i Iranit, reagon Izraeli: Teherani duhet të digjet sonte
- 21:39 Një tërmet i fortë godet Butanin, sa ishte magnituda
- 21:38 Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
- 21:35 Irani lëshon raketa drejt Izraelit, bombardimi i parë pas armëpushimit