Balluku: Jemi në situatë të jashtëzakonshme, mos shpërdoroni energjinë elektrike

21 Janar 2022 | 19:44

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku bëri thirrje që të tregohet kujdes me përdorimin e energjisë elektrike gjatë ditëve që vendi pritet të përfshihet nga temperatura të ulëta.

Në një komunikim lidhur me masat e marra për situatën nga moti i keq, Balluku tha theksoi se jemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe kërkoi të mos shpërdorohet energjia elektrike për të shmangur një krizë në sistemin energjetik në vend.

Balluku tha se janë marrë të gjitha masat që të gjitha akset nacionale dhe rrugët dytësorë të mbahen të hapura nga bora dhe ngricat që pritet të përfshijnë vendin, por kërkoi bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangen aksidentet.

“Të gjitha akset nacionale janë të aksesueshme, po punohet për mirëmbajtjen e të gjitha akseve, por duhet t’u bëj thirrje drejtuesve të automjeteve të ecin me ngadalë të vendosin zinxhirë dhe rripin e sigurimit. Edhe rrugët dytësore do të punohet që të jenë të hapura, por duhet bashkëpunim. Me këto temperatura, nuk është rasti në 5 ditët e ardhshme të shkoni në zonat turistike”, tha ministrja.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026