Mbi 4.600 të mitur të infektuar me COVID gjatë 2021

22 Janar 2022 | 08:29

15 fëmijë janë të shtruar në  spital për shkak të COVID. Nga të gjithë variantet e tij, Omicron ka qenë ai që ka prekur më shumë të miturit.

“Rastet janë shtuar 2 ose 3 fish më tepër në qendra shëndetësore dhe pediatri”, u shpreh mjekja Valbona Shahini.

Pjesa më e madhe e të prekurve sipas mjekëve po e kalojnë në shtëpi, kryesisht pa përdorur antibiotikët.

“Kanë pasur temperaturë të lartë por e kalojnë për 2-3 ditë”, tha mjekja.

Instituti i Shëndetit Publik i konfirmoi Euronews Albania se gjatë vitit të shkuar 4684 të mitur u infektuan me COVID.

Një pjesë e tyre po e kalojnë për herë të dytë virusin me variantin Omicron mjaft ngjitës.

“Kemi dhe fëmijë 2 muajsh, kemi dhe fëmijë të tjerë që po e kalojnë se dyti”, tha më tej mjekja.

Mjekët pohojnë se infektimet do të qëndrojnë të larta deri në fund të shkurtit.

Por, pavarësisht se variant Omicron mund të kalohet më lehtë periudha e karantinimit duhet të jetë minimalisht 10 ditë.

Karantinë që jo të gjithë prindërit tregohen  të përgjegjshëm ta respektojnë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026