Rregullat reja për të udhëtuar drejt Kosovës
22 Janar 2022 |
12:22
Nga 22 janari deri në datën 4 shkurt, qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Kosovës, duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
- Certifikatën e vaksinimit me 3 doza (ose me një dozë të vaksinës Johnson & Johnson dhe dozë përforcuese).
- Certifikatën e vaksinimit me 2 doza (ose me një dozë të vaksinës Johnson&Johnson) , bashkë me testin RT-PCR negativ, të kryer në 48 orët e fundit.
Nga këto rregulla përjashtohen:
- Personat të cilët kalojë tranzit në Kosovë.
- Personat, të cilët punojnë si transportues.
- Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit.
- Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare.
- Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë dhe pjesëtarët e trupave të KFOR.
- Personat nën moshën 12-vjeçare.
- Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës, janë të detyruar të kryejnë karantinim në kushte shtëpie, për një periudhë prej 7 ditësh.
- Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse që nuk mund të kryejnë injektime.
- Personat nga mosha 12 deri në 16 vjeç, duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ, të bërë në 48 orët e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta