8 persona të vdekur dhe 1,658 infektime të reja me COVID

23 Janar 2022 | 18:30

8 persona kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit në Shqipëri dhe janë konfirmuar 1,658 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet e reja kanë dalë nga : 5,367 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 2005 qytetarë të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë regjistruar 220,684 raste shërimi nga virusi.

Aktualisht janë 24,081 të infektuar me COVID në të gjitha qytetet e Shqipërisë. 157 persona janë të shtruar në spital, 12 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë dhe të zbatojnë masat kundër COVID.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Statistika për datën 22 janar 2022 nga Ministria e Shëndetësisë:

Raste të reja ditore         1,658

Të shëruar në 24 orë      2,005

Të shtruar në spitale       157

Humbje jete në 24 orë    8

Testime ditore                 5,367

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            10,684

Fier                 1,982

Shkodër         1,830

Elbasan          1,697

Durrës             1,611

Vlorë                1,514

Gjirokastër      1,248

Korçë               1012

Berat                 994

Lezhë                946

Dibër                  276

Kukës                 287

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026