Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë.
Ai tha se një veprim i tillë do të dobësonte aftësinë e Perëndimit për të penguar agresionin e mundshëm rus kundër Ukrainës.
Grumbullimi i trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën ka ngjallur shqetësime në Perëndim duke nxitur frikën mbi një pushtim të mundshëm rus.
Nëse Rusia kryen një inkursion, Perëndimi ka kërcënuar me sanksione me efekte ekonomike të gjera. Moska ka thënë se nuk ka plane për të pushtuar Ukrainën.
“Kur bëhet fjala për sanksione, qëllimi i tyre është të pengojnë agresionin rus. Dhe ndaj, nëse ato do të vendoseshin tani, e humbasin efektin parandalues”, tha Blinken.
Sekretari Blinken tha se nëse edhe një ushtar i vetëm rus hyn në Ukrainë në mënyrë agresive, kjo do të shkaktonte një reagim të fortë.
I pyetur nëse duart e SHBA-së ishin të lidhura mbi Ukrainën për shkak të nevojës së saj për mbështetjen ruse në bisedimet e veçanta për frenimin e programit bërthamor të Iranit, Blinken tha “Aspak!”.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq