Shqiptarët e vrarë në Ekuador
Gjashtë shqiptarë janë vrarë në Amerikën Latine gjatë 5 viteve të fundit.
Porti i Guajakilit është epiqendra e përplasjeve të shqiptarëve për trafikun e drogës. Në Durrës gjatë 4 viteve të fundit janë sekuestruar më shumë se 1 ton kokainë.
Prania a e shqiptarëve në Amerikën Latine dhe veçanërisht në Ekuador daton në fillim të viteve 2010.
Në dekadën e fundit ata kanë krijuar familje në këtë shtet dhe po luajnë një rol kyç në trafikun e kokainës.
Ergys Dashi është viktima e katërt e përplasjeve të bandave në qytetin port, Gyajakil.
Ekzekutimet mafioze nisën në vitin 2017 me Ilir Hidrin, për të vijuar me shqiptaro malazezin Fadil Kacanic dhe Adriatik Tresën në 2020-ën, i cili u ekzekutua në një resort luksoz.
160 shqiptarë ishin të regjistruar në Ekuador në vitin 2018 ndërsa numri i tyre besohet se është rritur vitet e fundit.
Të integruar me komunitet edhe falë lidhjeve martesore ata bashkëpunojnë me grupe kriminale vendase për të ngarkuar kokainën në kontejnerë me fruta ekzotike.
Ekuadori nuk është një vend prodhues i kokainës por rëndësinë në trafikun ndërkombëtar ja jep porti i Guajakilit.
Droga vjen kryesisht nga Peruja dhe Venezuela por edhe vende të tjera prodhuese ku gjithashtu shqiptarët luajnë rol kyç si ndërmjetës të dorës së parë.
2 shqiptarë të tjerë janë ekzekutuar gjatë 4 viteve të fundit në Kolumbi dhe Brazil.
Influenca e shqiptarëve në Amerikën latine përkthehet edhe në ngarkesat e kapura në portin e Durrësit.
Nga viti 2018 e deri më tani janë sekuestruar mbi 1 ton kokainë në kontejnerë me banane në disa aksione të ndryshme.
Një pjesë e shqiptarëve të Ekuadorit, synojnë të trafikojnë kokainën edhe në Holandë e Belgjikë në portin e Roterdamit dhe Antverpit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta