Nadal në gjysmëfinalen e Australian Open

25 Janar 2022 | 13:38

Janë luajtur sot ndeshjet e para çerekfinale të grand slamit Australian Open, duke përcaktuar edhe gjysmëfinalistët e parë.

Rafael Nadal siguroi një biletë për në gjysmëfinale pas fitores 3-2 ndaj kanadezit Denis Shapovalov, një ndeshje që zgjati më shumë se 4 orë. Spanjolli fitoi 6-3, 6-4 dy setet e para, por nuk e mbylli dot ndeshjen.

Rivali kanadez u kundërpërgjigj duke fituar 6-4, 6-3 dy setet e tjera, dhe duke çuar ndeshjen në setin final. Në këtë set nuk ka histori, pasi Nadal dominon dhe fiton 6-3. Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë fituesi i sfidës Monfils-Berrettini.

Te femrat, gjysmëfinalistja e parë është tenistja amerikane Madison Keys. Ajo mundi 2-0 (6-3, 6-2) çeken Barbora Krejçikova. Një fitore e lehtë e Keys, surpriza e këtij turneu, që për herë të dytë në karrierë shkon deri në katërshen e këtij turneu. Ajo pret të mësojë emrin e fitueses që do të dalë nga sfida Barty-Pegula.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026