Qindra shoferë bllokohen në Athinë nga stuhia e dëborës

25 Janar 2022 | 19:43

Me qindra drejtues automjetesh të bllokuar në autostrada në kryeqytetin e Greqisë, Athinë janë shpëtuar nga ndërhyrja e shpejtë.

Ata u bllokun nga një stuhi dëbore që ka prekur të gjithë Mesdheun.

Më shumë se 3 500 persona u shpëtuan të hënën por rreth 300 shoferë mbetën të bllokuar gjatë natës në autostradën Attiki Odos.

Një pjesë e mirë e Athinës mbeti pa furnizim me energji elektrike.

Autoritetet thonë se stuhia e quajtur Elpida, do të vazhdojë deri të mërkurën.

Gjatë natës temperatura arrit deri në -14 C.

Zëdhënësi i qeverisë, Giannis Oikonomou thotë se vendi është në një “fazë të vështirë” pasi moti pritet të vazhdojë të jetë i acartë.

Ministri i Mjedisit, Christos Stylianides ia vuri fajin kompanisë së menaxhimit për bllokimin e autostradës.

Zyrtarët në Athinë e kanë shpallur të martën ditë pushimi ndërsa zyrat publike dhe private do të jetë të mbyllura përveç supermarketeve, farmacive dhe pikave të karburantit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live

Kryeministri britanik Andy Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet me muzikë live me 20% duke filluar nga prilli, tha...
08:16 | 23/07/2026