850 fëmijë në rrezik për jetën nga luftimet në kurdëve dhe militantëve të ISIS
Qindra fëmijë janë në rrezik për jetën në burgun sirian të marrë nën kontroll nga militantët e Shtetit Islamik, teksa Luftimet në Haseke, në verilindje të Sirisë, mes organizatës separatiste kurde dhe anëtarëve të organizatës terroriste kanë hyrë në ditën e shtatë.
Sipas burimeve lokale, përleshjet mes kurdëve të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe ISIS-it që filluan më 20 janar po vazhdojnë në lagjen Guveyran, ku ndodhet Burgu Industrial.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 850 fëmijë ndodhen në zonën ku po zhvillohen luftimet.
“Jemi tejet të shqetësuar. Kemi rreth 800 fëmijë që gjenden mes dy zjarreve teksa luftimet në Burgun Guerian vazhdojnë. Këta fëmijë po përjetojnë makabritete që asnjë fëmijë nuk duhet të shohë. Ata duhet të evakuohen sa më shpejt nga ai burg dhe ne kemi bërë thirrje për hapjen e një korridori që ne si UNICEF dhe organizatat e tjera humanitare të bëjnë të mundur largimin e fëmijëve nga aty”, tha Juliette Touma, drejtoreshë për komunikimin në UNICEF.
Qindra luftëtarë të Shtetit Islamik u arratisën të enjten pasi një makinë me eksploziv shpërtheu në portat e burgut, teksa të burgosurit morën nën kontroll godinën.
Sipas forcave kurde, bilanci i viktimave deri më tani ka shkuar në 200 të burgosur të vrarë dhe 27 luftëtarë kurdë, teksa mbi 500 të burgosur janë dorëzuar. Luftimet vazhdojnë me shumë militantë të ISIS që vazhdojnë të kontrollojnë disa godina.
Sipas UNICEF, nuk dihet ende nëse në mes të viktimave ka fëmijë.
Organizatat mbi të drejtat e njeriut kanë kritikuar prej kohesh forcat e armatosura kurde, të cilët kontrollojnë pjesë territori në verilindje të Sirisë për mënyrën se si mbajnë fëmijë të familjeve të militanteve të ISIS në burgje të mbipopulluar dhe në kushte çnjerëzore.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni