Mungesat në Gjykatën e Lartë pengojnë plotësimin e Kushtetueses

26 Janar 2022 | 17:24

Zgjedhja e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka ngecur për shkak të mungesës së kuorumit në Gjykatën e Lartë.

Aktualisht Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 9 gjyqtarë nga numri i përgjithshëm prej 19 gjyqtarësh, ndërkohë që sipas ligjit nevojiten të paktën 10 gjyqtarë për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e posaçme për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në këto kushte, Gjykata e Lartë i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor të plotësojë numrin e nevojshëm të gjyqtarëve që bën të vlefshëm procedurën për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese aktualisht ka 7 anëtarë: Vitore Tusha kryetare; Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Sonila Bejtja, Altin Binaj dhe Përparim Kalo.

Por, përfundimi i mandateve të gjyqtarëve Altin Binaj dhe Përparim Kalo pritet ta lërë Kushtetuese me 5 anëtarë gjithsej.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të ketë 9 anëtarë merren me 5 vota. Në të kundërt çdo vendim nuk mund të marrë fuqi kushtetuese.

Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese vjen në kohën kur pritet të shqyrtohet prej saj një prej çështjeve më të nxehta politike të kohëve të fundit, ajo për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga Kuvendi.

Seanca e parë për shqyrtimin e kërkesës së kuvendit ishte parashikuar në 18 janar por u shty për shkak të infektimit me COVID të relatorit të çështjes. Seanca e radhës u caktua në 1 shkurt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026