Shpallen në kërkim ndërkombëtar biznesmenët e lidhur me korrupsionin në inceneratorin e Elbasanit
Klodian Zoto e Stela Gugallja të akuzuar për aferën me inceneratorin e Elbasanit janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.
Nga kontrollet që Policia e Shtetit ka bërë brenda vendit nuk janë gjetur dhe referuar sistemit TIMS Zoto dhe Gugallaj rezultojnë jashtë Shqipërisë.
Hetimet lidhur me inceneratorin e Elbasanit çuan në arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
SPAK ngre dyshime se Koka ka përfituar mbi 3.6 milionë euro nga dy kompanitë që fituan koncesionin dhe realizuan punimet.
Nga hetimet e SPAK rezulton se kompania “Albtek Energy” me pronare Stela Gugallja, bashkë me kompaninë “Integrated Technology Services” me pronar Klodian Zoton kanë paguar me faturë kompani të tjera për punë që as nuk janë kryer. Vlera e këtyre punëve është 2.950.000 euro për kompaninë e Gugalljas dhe 735.000 euro për kompaninë e Zotos.
Koka akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre ndërsa dy administratorët e kompanive private, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto për korruptimin e funksionarëve të lartë shtetëror dhe pastrim parash. SPAK përveç këtyre tre personave ka në hetim dhe disa persona të tjerë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta