SHBA refuzon kërkesat e Rusisë për Ukrainën

26 Janar 2022 | 20:04

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se SHBA nuk do të bëjë asnjë lëshim mbi kërkesat e Rusisë për Ukrainën dhe NATO në një përgjigje me shkrim paraqitur Moskës këtë të mërkurë.

Rusia kërkoi garanci që NATO të mos pranojë kurrë Ukrainën dhe vende të tjera ish-sovjetike si anëtare të aleancës ushtarake.

Gjithashtu Moska kërkoi që NATO të tërheqë trupat që ka aktualisht në vendet e ish-bllokut sovjetik.

“Nuk ka asnjë ndryshim, nuk do të ketë asnjë ndryshim”, ka deklaruar Blinken në përgjigjen ndaj Rusisë.

Përgjigja e SHBA i është dorëzuar zv.ministrit të Jashtëm rus, Alexander Grushko nga ambasadori amerikan në Moskë, John Sullivan.

SHBA nuk e ka bërë publike përgjigjen, por thotë se kërkesat kryesore të Rusisë janë të papranueshme.

Rusia ka paralajmëruar se do të marrë masa të menjëhershme ‘hakmarrëse’ nëse SHBA dhe aleatët e saj refuzojnë kërkesat.

Sekretari Blinken gjatë një interviste për CNN tha se nëse “qoftë një ushtar rus hyn në Ukrainë, Rusia do të marrë përgjigje nga SHBA dhe aleatët e saj.

Kremlini deri tani ka mohuar planet për të sulmuar Ukrainën, por SHBA dhe NATO i druhen një veprimi të tillë për shkak të vendosjes së rreth 100 mijë trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov para deputetëve ka deklaruar se ai dhe zyrtarë të lartë do të këshillojnë presidentin Vladimir Putin për hapat e ardhshme pasi të marrin përgjigje nga SHBA.

“Nëse Perëndimi vazhdon kursin e agresionit, Moska do të marrë masat e nevojshme”, tha Lavrov.

I pyetur nëse kjo nënkupton zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak me vende si Kuba, Venezuela dhe Nikaragua, Lavrov tha se këto marrëdhënie do të intensifikohen.

Nga ana tjetër ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që Rusia të vendosë asete ushtarake në Kubë dhe Venezuelë nëse kërkesat nuk plotësohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026