Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

4 Qershor 2026 | 07:56

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me mbeturina.

Rama deklaron se videoja i është dërguar nga një qytetar i Vlorës dhe shprehet se “armiqtë e Shqipërisë Europiane, konkurrentët e Shqipërisë Turistike dhe të verbërit e ‘Shqipërisë së shqiptarëve’” duan që zona të mbetet në gjendjen aktuale.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë mesazh të nxjerrë nga telefoni im bashkë me videon e mëposhtme (pasqyrë e qartë e realitetit të trishtë të parajsës që armiqtë e Shqipërisë Europiane, konkurrentët e Shqipërisë Turistike dhe të verbërit e ‘Shqipërisë së shqiptarëve’ duan ta mbajnë të gjithë bashkë tamam kështu si është sot – siç do ta shihni vetë – tokë të ndotur e të paprekur nga tradhtia ime, që dua të sjell një investim 4 miliardë në funksion të një projekti që e kthen Vlorën në beben e syrit të turizmit në këtë anë të botës, ndërsa Shqipërinë e ngjit në Ligën e Kampionëve të turizmit botëror), duke shpresuar që tanimë t’ju jetë pastruar gjaku nga helmi i luftës hibride online atyre të mive, që u dëshpëruan prej një rreziku imagjinar, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në postimin e tij, kryeministri ka publikuar edhe mesazhin që pretendon se i është dërguar nga një qytetar i Vlorës:

“Përshëndetje Kryeministër! Jam vlonjat dhe pro investimit në Zvërnec. Mos ndalo. Po të nis një video dhe të lutem postoje. Bëhet fjalë fiks për zonën ku njerëz të papërgjegjshëm, që ndoshta kanë marrë pjesë edhe në protestë, e kanë katandisur zonën e mbrojtur si mos më keq. Kurse ata që erdhën për sherr dihet që e kanë me ty, jo me natyrën, sepse po ta kishin për natyrën do të ankoheshin pse është bërë hale dhe jo pse do të hidhen 4 miliardë euro që nuk janë investuar kurrë më parë në anët tona.

Shihe videon dhe, nëse do, mund të të nis edhe video të tjera të zonave që mbrohen me ligj, por që nuk mbrohen dot nga njerëzit e ligj. Tregoja Shqipërisë se duan të sabotojnë zhvillimin që e shëron këtë zonë. Bëje këtë zhvillim dhe vlonjatët do të të bekojnë në breza. Këta jo vetëm që nuk e duan Shqipërinë aq sa thonë, por e duan edhe pa të huaj, që ta kthejnë si Vlora para se ta merrje ti në dorë. Po të nis videon.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026