Papa Françesku thirrje prindërve të mos i dënojnë fëmijët homoseksualë

26 Janar 2022 | 20:48

Papa Françesku u bëri thirrje prindërve që të mos i dënojnë fëmijët e tyre nëse janë homoseksualë, gjatë një fjalimi për komunitetin LGBT, i margjinalizuar për një kohë të gjatë nga kisha katolike.

Deklaratat e Papës u bënë ngjatë një dëgjese publike kushtuar Shën Jozefit, babait të Jezusit.,

“Prindërit që shohin se fëmijët e tyre kanë një orientim të ndryshëm seksual nuk duhet të fshihen pas një qëndrimi dënues”, tha Ati i Shenjtë.

Mësimi zyrtar i kishës kërkon që homoseksualët të respektohen, por e konsideron aktivitetin homoseksual “thellësisht të çrregulluar”.

Papa Françesku ka kërkuar ta bëjë kishën më të hapur, me komentin e tij të njohur në 2013: Kush jam unë që të gjykoj?

Ati i shenjtë ka bërë gjithashtu përpjekje për të kontaktuat komunitetin katolik homoseksual dhe mbrojtësit e tyre, duke përfshirë një letër të fundit ku përgëzon një murgeshë amerikane të sanksionuar dikur nga Vatikani, motra Jeannine Gramick, për 50 vitet e saj të shërbimit në komunitetin LGBTQ+.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026