Protestuesi: Po jetoj mes gërmadhave, na grabitën pronat
“Bashkë me familjen po jetoj mes gërmadhave dhe të ftohtit”. Kështu është shprehur për Euronews Albania një prej banorëve të zonës së “5 majit” në Tiranë, i cili po proteston para parlamentit për shëmbjen e banesës.
Ai shprehet se do takim me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe deputetët, për të zgjidhur problemin e tij.
“Kemi bërë disa herë kërkesa por nuk na kanë marrë parasysh dhe vendosëm që të vijmë të bllokojmë rrugën që ta shikojnë se nuk jemi popull që na shkelin me këmbë. Ne po na vjedhin me pronat”, tha ai.
Banori tregoi se familja e tij përbëhet nga 13 pjesëtarë dhe se fëmijët ende nuk janë rikthyer në shkollë.
Protestuesi sqaroi se nuk ka firmosur asnjë marrëveshje me qeverinë, por banesa e tij u prish.
Dhjetëra banorë të zonës së “5 Majit” në Tiranë po zhvillojnë sot një protestë para Kuvendit për shembjen e banesave të tyre.
Në mbështje të tyre janë edhe disa banorë të Laprakës, të cilët rrezikojnë që t’u shemben banesat e tyre nga një projekt rruge.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta