Noka: Basha, bashkëpunëtor në shembjen e shtëpive tek ‘5 Maji’

27 Janar 2022 | 10:56

Deputetët e PD, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Agron Shehaj iu bashkuan banorëve të lagjes ‘5 Maji’ që protestojnë para kuvendit për shembjen e banesave të tyre.

Noka akuzoi qeverinë se po sillet në mënyrë çnjerëzore me këta banorë, ndërsa theksoi se prapa shembjeve te 5 Maji fshihen interesat e përbashkëta të Ramës dhe Bashës.

Ai  bëri përgjegjës kreun e PD për tradhtinë e çështjes së Unazës së re për interesat e veta personale.

“Ajo që është edhe më e rëndë dhe që vetë banorët e ‘5 Majit’ e kanë thënë, është fakti se në të gjitha këto projekte ka një bashkëpunim mes Ramës dhe Bashës. Çështja e Unazës u tradhtua dhe u braktis, ka pasur shumë akuza se pas kësaj ishte Basha. Tani është e qartë se Rama dhe Veliaj nxjerrin në rrugë banorët e kësaj zone, pasi prapa është Lul  Brava me Alibeajt që përfitojnë nga këto projekte. Janë bërë bashkë që t’u pinë gjakun këtyre njerëzve”, tha Noka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026