Ndërron jetë Ozzie, gorilla mashkull më e vjetër në botë
Ozzie, gorilla mashkull më e vjetër në botë, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare.
Autoritetet e kopshtit zoologjik po presin analizat e nekropsisë për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Nekropsia është procedurë e ngjashme me autopsinë, por kryhet për kafshët.
“Kopshti Zoologjik i Atlantës njofton me hidhërim të thellë për kalimin në jetën tjetër të Ozzie, gorilla më i vjetër mashkull dhe i treti në botë. Ozzie u gjend i vdekur nga skuadra e përkujdesjes më 25 janar, 2022”, thuhej në njoftim.
Ozzie ishte babai i një vajze Kuchi, i djemve Kekla, Stadi dhe Çarli, gjyshi i Lulu dhe stërgjyshi i Andi dhe Floyd.
Në shtator të vitit 2021, tetëmbëdhjetë nga njëzetë gorillat e këtij kopshti zoologjik u infektuan me COVID-19, përfshi dhe Ozzi, por u shëruan pak kohë më pas.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq