6 viktima, mbi 1500 të infektuar me COVID në Shqipëri
1.549 qytetarë janë infektuar me COVID në Shqipëri. Rezultati doli nga 5.662 testime të bëra në 24 orët e fundit.
6 qytetarë humbën jetën duke e çuar numrin e viktimave prej pandemisë në 3.329.
Aktualisht 23.168 qytetarë janë me COVID-19, me 136 prej tyre të shtruar në spitale.
1.794 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në 227.629.
Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje për vaksinim për çdo qytetar mbi 16 vjeç.
“Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku,” – thuhej në njoftim.
Për personat që janë vaksinuar me dozën e dytë para 6 muajve rekomandohet doza e tretë, në mënyrë që të shmanget përhapja e pandemisë dhe shtrimi në spitale.
“Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e COVID-19,” – paralajmëroi ministria e Shëndetësisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë – 10.857
Fier – 1.900
Shkodër – 1.858
Vlorë – 1.449
Elbasan – 1.423
Durrës – 1.257
Gjirokastër – 1.210
Korçë – 930
Berat – 917
Lezhë – 826
Kukës – 314
Dibër – 227
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset