14 të arrestuar në Mat për kultivim kanabisi

28 Janar 2022 | 10:47

14 persona janë arrestuar dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim gjatë një operacioni anti-drogë në Mat.

Të arrestuarit, me në krye kryeplakun e fshatit, bashkëpunonin preh 2 vitesh me njëri-tjetrin, duke kultivuar sasi të mëdha kanabisi në fshatin Lam i Madh në Mat.

Policia bën me dije se janë arrestuar: Gëzim Koleci,Mehmet Koleci, Idajet Koleci, Albert Koleci, Vilson Koleci, Gestian Koleci, Lezan Koleci, Agim Koleci, Besmir Koleci, Afrim Haspepa, Fatjon Doda, Lezan Koleci, Rasim Xheçuka dhe Gazmir Xheçuka.

Në kërkim është shpallur Baftjar Xheçuka.

Nga hetimet rezulton se Gëzim Koleci ishte ai që organizonte të gjithë punën për kultivimin e kanabisit dhe gjente tregun për shitje, ndërsa dy djemtë e tij, Vilson Koleci dhe Gestjan Koleci merreshin me shpërndarjen.

Të arrestuarit akuzohen për kultivim dhe prodhim kanabisi dhe mbajtje arme pa leje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026