Tenisti spanjoll në finalen e Australian Open, një ndeshje larg rekordit
28 Janar 2022 |
12:34
Tenisti spanjoll Rafael Nadal është finalisti i parë i “Grand Slam-it” në Australian Open.
Në gjysmëfinalen luajtur sot në Melburn, ai triumfoi 3-1 ndaj italianit Matteo Berrettini, ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga ish-numri 1 në botë.
Nadal fitoi 6-3, 6-2 dy setet e para, ndërsa Berrettini rihapi ndeshjen pas triumfit 6-3 në setin e tretë.
Gjithsesi, spanjolli tregon forcën në setin e katërt, duke fituar 6-3 dhe pret një biletë për në finalen e këtij ‘Grand Slam’, pas gati 3 orësh lojë.
Rafael Nadal e ka fituar vetëm një herë këtë turne, në vitin 2009 dhe tashmë synon triumfin për të shkruar historinë.
Në finale spanjolli do të luajë me fituesin e sfidës, Tsitsipas-Medvedev.
Lajme të Sugjeruara
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet