Gazetarja kërkon ndihmën e talebanëve pasi i mohohet kthimi në Zelandën e Re
Një gazetare shtatzënë nga Zelanda e Re që ka ngecur në Afganistan thotë se po kërkon ndihmën e talebanëve pasi vendi i saj nuk e lejon të kthehet për shkak të disa pengesave në sistemin e karantinimit.
“Kur talebanët i ofrojnë – një gruaje shtatzënë dhe të pamartuar – një vend të sigurt, atëherë dije që situata jote është e komplikuar”, shkroi Charlotte Bellis në një artikull të botuar në New Zealand Herald të shtunën.
THREAD: Today I wrote an op-ed in the @nzherald (https://t.co/KjR1tw3lBc). It details how @jimhuylebroek and I were rejected this week to return to my homeland NZ to give birth, because of covid restrictions. We are in Afghanistan.
— Charlotte Bellis (@CharlotteBellis) January 28, 2022
Bellis e sheh si ironike faktin që para pak kohësh kishte vënë në pikëpyetje mënyrën sesi talebanët trajtojnë gratë, ndërkohë që të njëjtën pyetje tani po ia adreson qeverisë së saj.
Ministri i menaxhimit të COVID-19 në Zelandën e Re, Chris Hipkins, tha për The Herald se ka diskutuar më zyrtarët përkatës nëse janë ndjekur procedurat e duhura në rastin e Bellis, ‘e cila në pamje të parë duket se duhet të japë më shumë shpjegime’.
Zelanda e Re ka arritur të frenojë përhapjen e virusit gjatë pandemisë dhe ka raportuar vetëm 52 viktima në popullsinë e saj prej 5 milionë banorësh.
Por rregulli për karantimin 10-ditor të qytetarëve në hotelet e përcaktuara dhe të mbikëqyrura nga ushtria ka sjellë një listë pritjeje prej mijëra qytetarësh.
Historitë e zelandezëve të bllokuar në kushte të vështira ka krijuar një situatë jo të këndshme për kryeministren Jacinda Ardern dhe qeverinë e saj, veçanërisht në rastin e Bellis.
Vitin e shkuar, gazetarja mbulonte tërheqjen e trupave amerikanë nga Afganistani për Al Jazeera, nga ku mori dhe famë ndërkombëtare për shkak të kritikave ndaj talebanëve për mënyrën sesi trajtonin gratë dhe vajzat.
Bellis shprehet se shtatzënia e saj mund të kthehet në një situatë ku i rrezikohet jeta për shkak të gjendjes së mjerueshme të spitaleve në Afganistan.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West