Ekstradohet nga Belgjika një i dënuar për vjedhje me armë
29 Janar 2022 |
18:27
Një person i dënuar për grabitje me armë është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri. Dritan Kola alias Mark Kola, 43 vjeç është dënuar me 24 vjet burg.
Kola është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2018, për vjedhje me armë, plagosje të rëndë dhe grupi i strukturuar kriminal.
43-vjeccari ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka kryer disa grabitje me armë në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.
Në vitin 2014, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka vjedhur me armë në një kompleks në rrugën “Konferenca e Pezës”.
I veshur me uniformë policie, bashkë me persona të tjerë, kanë arritur që të marrin një shumë prej 1 000 000 lekë.
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta