Java Evropiane 2020 me 15 interpretime muzikore online
Këtë vit java e Evropës në vendin tonë është konceptuar si një udhëtim muzikor i realizuar në mënyrë virtuale.
Udhëtim i cili do të nisë të hënën dhe do të zgjasë deri të dielën e 10 maj.
Janë 15 interpretime muzikore të cilat do të paraqiten në internet, në faqet zyrtare të prezencës së Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Në këtë event pritet të marrin pjesë këngëtarë nga Shqipëria dhe Evropa, si Andrra, Alban Skënderaj, Ramona Tullumani, Olta Boka, ndërsa në fund do të jetë edhe këngëtari i mirënjohur Albano.
Tullumani, soprano e njohur në Bullgari, u shpreh për Euronews Albania se ishte tejet mirënjohëse për mundësinë dhe e kënaqur për të interpretuar në këtë situatë të vështirë.
“Mendoj se është një javë që është kuruar me një kujdes të jashtëzakonshëm. Shtete të ndryshme shfaqin artistë të mëdhenj dhe kjo është mundësi shumë e mirë, nga artisti ynë Alban Skënderaj, nga italiani Albano, kolegë të tjerë, si balerini Eno Peçi” – u shpreh Tullumani.
Interpretimet do të përcjellin mesazhin e solidaritetit, forcës dhe rezistencës për atë çka po përballet e gjithë bota, pandemia e Covid-19.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim