Sa afganë të strehuar u larguan nga Shqipëria?

31 Janar 2022 | 15:52

2400 afganë janë strehuar në Shqipëri që nga 27 gushti.

Euronews Albania mëson se vetëm 300 prej tyre janë larguar në SHBA dhe Kanada. 2100 afganët e mbetur po qëndrojnë në Shëngjin dhe Durrës në pritje të vizave.

Vetë afganët shprehen se largimi nga vendi i lindjes nuk ishte i lehtë për ta. Por mikpritja që gjetën duket se ua ka lehtësuar këto pesë muaj qëndrimi në Shqipëri.

“Në Shqipëri gjithçka më pëlqen, bukuritë, kultura, njerëzit. është vend i mrekullueshëm. Të linim vendin tonë ishte gjëja më e vështirë për ne” u shpreh Mara Talash.

“Nuk na trajtojnë si të huaj, dje isha tek berberi dhe duhet ti jepja 500 lekë, dhe ai më tha shko është falas për ty”, shtoi.

Dhimbja e largimit nga Afganistani mbetet ende e fortë për ata që ende janë larg familjes për shkak të regjimit taleban.

“Jam çdo ditë duke menduar për ta, jam shumë i mërzitur për ta. Po jetojnë me njerëz që nuk po respektojnë të drejtat e tyre. Të jem i sinqertë ata po vuajnë, thjesht po presin nga unë që të gjej një mundësi t’i marrë nga Afganistani”, tha Zafar Jaamy.

Qeveria ka deklaruar se qëndrimi i përkohshëm i afganëve në Shqipëri mund të zgjasë më shumë se një vit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026