Gati për më të keqen, ukrainasit përgatiten për luftë

31 Janar 2022 | 22:01

Pamje të publikuara në janar nga Ministria ruse e Mbrojtjes tregojnë trupat ruse që kryejnë stërvitje. Nuk dihet se ku këto stërvitje janë kryer, por grumbullimi i njësive ushtarake ruse në kufi me Ukrainën ka shkaktuar frikë për një luftë të mundshme.

Moska ka përsëritur se nuk ka ndërmend të pushtojë fqinjin e saj, por në Ukrainë po bëhen gati për më të keqen.

Ushtarë rusë duke u stërvitur

Viktor është një nga ata që u bashkuan për të luftuar kundër separatistëve pro-rusë në Donbas në 2014-n.

“Kam qenë mjek ushtarak dhe më pas granatahedhës për shkak të mungesës së personelit. Ofroja ndihmën e parë në fushën e betejës dhe kam parë njerëz të vdisnin në duart e mia. Ata nuk ishin njerëz të largët, ishin shokët e mi”, thotë Viktor Pylypenko, veteran lufte

Të hënën, ministri i Jashtëm ukrainas deklaroi se lufta mund të shmanget nëse Perëndimi vijon të mbështesë vendin e tij.

“Kërcënimet që vijnë nga Rusia janë të një natyre globale. Për këtë arsye edhe masat kundër tyre duhet të jenë globale. Ne ua kemi thënë partnerëve tanë se ajo që po ndodh në Ukrainë nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë tonë, por me tërë zonën Euro-Atlantike”, u shpreh Dmytro Kuleba, ministër i Jashtëm i Ukrainës.

Ndërsa disa vende të Perëndimit po investojnë tek diplomacia, SHBA dhe disa anëtarë të NATO-s po shtojnë edhe ndihmat ushtarake për Ukrainën.

Stoqe me municione, armatime dhe pajisje të tjera u ngarkuan në një avion për në Ukrainë javën e kaluar, kur presidenti amerikan Joe Biden njoftoi vendosjen e një numri të vogël trupash në Evropën lindore, në një të ardhme të afërt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026